(EMRI) Tjetër “dezertim” nga Berisha: Kandidati i primareve bashkohet me Alibeajn

0
1192
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një tjetër lëvizje ka ndodhur në radhët e demokratëve disa muaj para zgjedhjeve.

Ish-kandidati i primareve për bashkinë e Kamzës, Shemsi Prençi duket se ka kaluar krah Enkelejd Alibeajt, siç tregojnë fotot e fundit nga një takim

Alibeaj ka qenë në Kamzë me kandidatin e tij për këtë bashki, Bilbil Bajraktarin. Në takim ka marrë pjesë edhe Prençi, i cili u tërhoq nga primaret në ditën e votimit, duke pretenduar se ka parregullsi.

“Takim me demokratët e Kamzës dhe Paskuqanit, me shpresën dhe besimin e ndryshimit të nevojshëm jo vetëm për Kamzën, por në gjithë vendin.

Dhe këtë ndryshim mund ta sjellim vetëm ne. Zgjidhjen nuk mund ta presim nga jashtë, padyshim që prej tyre presim mbështetjen dhe modelet e duhura.

Por jemi ne ata që duhet të bashkohemi e të gjejmë zgjidhjet.

Zgjidhje që vijnë nga njerëz me reputacion, njerëz me vizion, pro perëndimorë, të ndershëm e mbi të gjitha me dinjitet e parime, pikërisht si kandidati me të cilin Partia Demokratike do të garojë për Kamzën, z.Bilbil Bajraktari”, shkruan Alibeaj në një postim në Facebook.

Zjarr Tv Ad