Avokati nuk solli asnjë provë për gjendjen mendore të Gerti Shehut/ Gjykata e Apelit e lë në burg

0
58
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gert Shehu do duhet të qëndrojë në burg deri në përfundim të hetimeve për sulmn e tij ndaj kreut të PD-së Sali Berisha. Kështu ka vendosur sot Gjykata e Apelit Tiranë për 31-vjeçarin, ndaj të cilit rëndojnë disa akuza.

Shehu ishte sot i pranishëm në gjykatë dhe ka kërkuar edhe vetë lirimin pas avokatëve. Para togave të zeza 31-vjeçari ka thënë se “dua të iki në shtëpi se jam djalë i vetëm dhe dua të marr ilaçet për mjekim”.

Avokati ka kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë se dhënë nga gjykata penale e Shkallës së Parë, por u vendos që të lihet në fuqi vendimi dhe të vijojë në arrest me burg.

Sipas avokatit, Shehu duhet të shtrohet në një institucion psikiatrik pasi sipas vuan nga çrregullime mendore.
Por edhe pse ka deklaruar se 31-vjeçari vuan nga këto probleme të shëndetit mendor, ai nuk ka paraqitur dokumente që vërteton pretendimet për gjendjen shëndetësore të 31-vjeçarit.

Zjarr Tv Ad