EMRI/ Zbulohet kush do të gjykojë ish-kreun e Bashkisë së Lushnjës, Fatos Tushe; i arrestuar nga SPAK për tenderin 240 milionë lekë

0
144
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Është hedhur shorti në Apel për çështjen e ish-kryetarit të bashkisë Lushnjë, Fatos Tushe. Kryesuese e trupës gjykuese për çështjen e Tushës është Nertina Kosova. Ndërkohë seanca pritet të mabahet më 29 korrik.

Nertila Kosova arriti të kalonte me sukses rrugën drejt drejtësisë edhe pse asaj i’u evidentuan një seri parregullsish në lidhje me punën dhe pasuritë që zotëron. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit  me vendimin nr. 43, në Korrik 2018, konfirmoi në detyrë gjyqtaren. Për shkak të parregullsive Komisioneri Publik dorëzoi ankimin kundër këtij vendimi në 24 Shtator 2019. Ndërkaq Kolegji i Posaçëm i Apelimit nisi shqyrtimin e ankimit në Qershor 2019.

Në atë kohë sipas Komisionerit Publik, gjyqtarja megjithëse kishte marrë provimin nga KPK, nuk justifikonte ligjërisht burimin për: Shumën 1 milionë lekë, shumë që e kishte përdorur për blerjen e një apartamenti. Problematika iu gjetën edhe në një transfertë bankare të kryer nga vëllai i saj nëpërmjet të cilës u ngrit dyshimi se ai nuk kishte mundësi për të kontribuar në të ardhurat e familjes prindërore të gjyqtares.

Gjithashtu u hasën mangësi në deklarimin e likujdimeve të gjyqtares në llogari bankare. Për më tepër pati edhe dyshime për pronësinë e një automjeti, i cili ishte regjistruar në emër të babait të gjyqtares.

Fatos Tushe akuzohet për ”Shpërdorim detyre”, pasi ka ndikuar në tenderin me vlerë 240 milionë lekë të vjetra për pastrimin e një kanali, (për rehabilitimin e kanalit vaditës).

Fatos Tushe i akuzuar nga SPAK për shpërdorim detyre apeloi pak ditë më parë vendimin e Shkallës së parë Anti-Korrupsion, e cila e la në burg, duke pranuar kërkesën e SPAK.

Zjarr Tv Ad