Situata në Deçan drejt normalizimit? Merret vendimi për gjendjen e jashtëzakonshme pas helmimit masiv

0
13
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj ka njoftuar se situata në këtë komunë është drejt normalizimit.

Në mbledhjen e zhvilluar ditën e sotme është marrë vendimi për të ndërprerë gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të helmimeve masive të qytetarëve.

“Të nderuar qytetarë të Komunës së Deçanit, pasi që gjendja në komunën tonë ka filluar të normalizohet sot në mbledhjen e Shtabit për Menaxhimin e Emergjencave; u mor vendim për ndërprerjen e Gjendjes Emergjente në Komunën e Deçanit. Falënderues dhe mirënjohës të gjithë atyre që kontribuan që të tejkalohet kjo gjendje. Shpresoj dhe uroj që mos të përballemi me situata të tilla”, ka thënë Ramosaj.

Kujtojmë se në Deçan më shumë se 1600 qytetarë kërkuan ndihmë mjekësore për shkak të helmimeve nga uji i pijshëm, Nga analizat e kryera nga IKSHPK u identifikuan disa baktere që mund të japin indikacion për kontaminim të ujit të pijshëm.

Zjarr Tv Ad