Njësia e lindjeve në spitalin St. Cloud Hospital, SHBA pati disa raste të veçanta nga vetë gratë që punonin aty.
Në tërësi, 31 anëtarë të stafit kanë sjellë në jetë një fëmijë në vitin 2018. Përfshirë këtu edhe një nënë e cila solli në jetë binjakë. Kështu 31 anëtare të stafit mjekësor sollën në jetë 32 foshnja për vitin që po lëmë pas.
Një nga infermieret e spitalit, Dawn Henderson tregon:
Mund të kem pasur me mijëra njerëz që më drejtoheshin kur isha shtatzënë: Oh Zot, të gjitha infermieret janë shtatzënë. Dhe ty që të vjen t’u thuash, ‘po pra mos e pini ujin e spitalit.”
Njësia e lindjeve në spital ka nisur tashmë hartimin e një liste emrash për vitin e ardhshëm. Deri më tani, 15 gra janë në pritje të ëmbël.



