360° Gradë -HARITO LIGJI GARANTON MOSPËRFSHIRJEN E ADMINISTRATËS NË ZGJEDHJE

0
758

Nuk ka asnjë nevojë për të garantuar mospërfshirjen e administratës shtetërore në zgjedhje, pasi vetë ligji i nënpunësit civil i miratuar me konsensus nuk lejon përfshirjen e administratës’. Kështu i është përgjigjur Ministrja e Administratës Publike, Milena Harito, kërkesës së kryetarit të LSI-së, Ilir Meta, për të mos lejuar përfshirjen e administratës në zgjedhje.

Kërkesës së kryetarit të LSI-së, Ilir Meta, për të garanci të mospërfshirjes së administratës publike në zgjedhje i është përgjigjur Ministrja e Inovacionit dhe Administratës Publike, Milena Harito.

Në një prononcim për mediat, Ministrja tha se nuk ka vend për të kërkuar garanci pasi kjo e fundit është përcaktuar në ligjin e miratuar me konsensus.

Kryetari i LSI-së Meta pas mbledhjes së Kryesisë së partisë një ditë më parë parashtoi një serë kushtesh për mbarëvatjen e zgjedhjeve të 18 qershorit, mes të cilave edhe atë për garancinë që administrata e shtetit nuk do të përfshihet në zgjedhje.///

 

Web: http://zjarr.tv/
Facebook: http://ift.tt/1Nj96ih
Youtube: https://youtube.com/c/ZjarrTelevizion

Zjarr Tv Ad