Një shqiptar është arrestuar në Lamia, Greqi.
Prangosja e 44-vjeçarit është bërë pasi ka dhunuar dhe qëlluar me thikë nënë e tij.
Siç shkruajnë mediat greke, ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në një banesë, ku 44-vjeçari shqiptar në gjendje të dehur, kishte goditur me grushte dhe më pas edhe me thikë nënën e tij.
Fatmirësisht gruaja nuk ka marrë plagë të rënda.
Fqinjët kanë njoftuar policinë për atë që po ndodhte në banesë. Policia greke ka mburritur në vendin e ngjarjes, por shqiptari me thikë në dorë i ka kërcënuar, se do ti qëllonte.
Pas disa minutash negociata është bërë i mundur arrestimi i tij dhe është dërguar në qeli.




