Friday, August 28, 2026
Ads for TheNakedTruth.tv
Ballina Aktualitet Mbahet në burg në Kosovë, dibrani që akuzohet për vjedhje në Gjermani

Mbahet në burg në Kosovë, dibrani që akuzohet për vjedhje në Gjermani

0
29

 

Një përson i arrestuar në Kosovë dhe i cili ishte shpallur në kërkim për disa vepra penale në gjermani është paraburgosur me qëllim ekstradimin e tij drejt Gjermanisë.

Ekziston dyshim i bazuar se i pandehuri ka kryer veprën penale vjedhje e rëndë, e kryer në territorin e Republikës Federale Gjermane, vepër kjo e paraparë  edhe me KPRK-së., i cili dyshim rezulton nga provat të cilat janë bashkangjitur në shkresat e lëndës dhe atë nga kërkesa e  ILC-u Ref-Nr.1-1856-19-14 dhe njoftimi i INTERPOL me nr.2018/94701-1,për çka këto prova e kanë fuqinë e njëjtë juridike me kërkesën për arrestim të përkohshëm në Republikën e Kosovës. Njoftimi i Interpolit i vlefshëm deri më datën 16.11.2023 për arrestimin e të kërkuarit, me kërkesë për ekstradim pranë autoriteteve të Gjermanisë.

Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti për Krime të Rënda, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, për caktimin e paraburgimit në raport me procedurën e ekstradimit në bazë të dispozitës së nenit 21 dhe 22 të Ligjit mbi bashkëpunimin Juridik Ndërkombëtar 04/L-31 lidhur me nenin 187 par.1 nën para.1.1 dhe 1.2 pika 1.2.1 të KPPRK-së, në kuptim të nenit 187 para.1.nën para.1.1. dhe 1.2 në lidhje me para.1.2.1 të KPPRK-së, ka caktuar masën e paraburgimit në kohë zgjatje prej dyzet (40) ditëve ndaj të pandehurit me iniciale E.D. nga fshati Kastriot-Dibër-, Republika e Shqipërisë, për shkak të dyshimit të bazuar se  ka kryer veprën penale vjedhje e rëndë në territorin e Republikës Federale Gjermane, vepër kjo e paraparë  edhe me KPRK-së. Masa e paraburgimit do të llogaritet prej momentit të arrestimit datë 31.07.2019 nga ora 11:55 minuta  dhe do të zgjasë deri më datën 09.09.2019.

 

Zjarr Tv Ad