Trump mbështet Conte: Shpresoj të mbetet kryeministër

0
12

Presidenti amerikan Donald Trump ka shprehur mbështetjen e tij për kryeministrin në largim të Italisë, Giuseppe Conte.

Në një postim në Twitter, Trump tha se Conte e përfaqësoi fuqishëm vendin e tij në G7.

Ndërsa shtoi se shpreson të mbetet kryeministër.

“Fillim i mirë për kryeministrin shumë të respektuar të Republikës Italiane, Giuseppe Conte. Përfaqësoi fuqishëm Italinë në G-7. Ai e do shumë vendin e tij dhe ka marrëdhënie të mira me ShBA. Një njeri shumë i talentuar që me shpresë do të mbetet Kryeministër,”-shkroi presidenti amerikan.

Conte dha dorëheqjen më 20 gusht dhe pritet mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme për krijimin e qeverisë së re.

Zjarr Tv Ad