Kryetari i PAA Agron Duka me anë të një statusi në “Facebook” shkruan se ka qenë sot në fshatin Vishaj, nga ku tha se partia e tij po përgatitet për fillimin e një stine të re politike.
Duka theksoi se PAA po përgatitet për fillimin e një stine të re politike, ku çelësat e zgjidhjes së krizës nuk i ka maxhoranca, por opozita. Ai shton se vullneti për të mos pranuar asnjë marrëveshje, veç asaj me të cilën do të ngrihet një qeveri tranzitore, dhe do të përgatiten kushtet e nevojshme që vendi të shkojë në zgjedhje të lira dhe të ndershme, është garancia që kriza të tilla nuk do të përsëriten më.
Agron Duka nënvizon se pasi të bëhet qeveria tranzitore dhe në parlament e në pushtetin lokal të jenë vërtetë njerëz që i shërbejnë popullit, do të ketë një ndryshim rrënjësor të situatës, edhe në bujqësi.




