Tuesday, April 21, 2026
Ballina Aktualitet Publikohen rezultatet, kapiteni Mavraj befason me votat në çmimet “The Best”. Ja...

Publikohen rezultatet, kapiteni Mavraj befason me votat në çmimet “The Best”. Ja si votoi trajneri Reja

0
28

FIFA organizoi ditën e sotme ceremoninë e çmimeve “The Best”, ku lojtari më i mirë u shpall Lionel Mesi, teksa në garë kishte edhe Kristiano Ronaldon dhe Virxhil Van Dajk.

Pas ceremonisë, FIFA ka bërë publike edhe rezultatet e votimeve. Mesi fitoi me 46 pikë në renditjen përfundimtare, ndërsa 38 e 36, morën përkatësisht Van Dajk dhe Ronaldo.

sca

Ndërkohë, kanë votuar edhe kapitenët dhe trajnerët e Kombëtareve. Kapiteni i Shqipërisë, Mërgim Mavraj, ka votuar me 5 pikë Kristiano Ronaldon, me 3 pikë Sadio Mane, dhe 1 pikë Mohamed Salah.

21

Trajneri Edoardo Reja, votoi me 5 pikë Mohamed Salah, me 3 pikë Lionel Mesin si dhe me 1 pikë, Frenki De Jong.

csa

Nga gazetarët, i përzgjedhur ishte Dritan Shakohoxha, që me 5 pikë votoi Virxhil Van Dajk, me 3 pikë Kristiano Ronaldon dhe me vetëm 1 pikë Lionel Mesin.

cascsa

Zjarr Tv Ad