Këshilli i Lartë i Prokurorisë gjatë mbledhjes së sotme ka vlerësuar kandidatët, të cilët janë futur në garë dhe synojnë të marrin drejtimin e postit të kryeprokurorit të vendit.
Ky institucion, pasi shqyrtoi të gjithë dokumentacionin e nevojshëm vendosi t’u japë të drejtën tre kandidatëve si Arta Marku, Olsian Çela dhe Fationa Memçaj për të vijuar garën, ndërsa kandidati i katërt, Lulzim Alushaj ka ngecur tek vitet e punës, pasi sipas ligjit, kandidati duhet të ketë ushtruar të paktën 15 vite punë si jurist i spikatur.
Kandidati Alushaj nuk plotëson këtë kriter dhe si pasojë, ai nuk mund të ushtrojë të drejtën e garës.




