Sunday, August 16, 2026
Ads for TheNakedTruth.tv
Ballina Aktualitet Në këtë shtet tërmeti me magnitudë 5.8 çau rrugët dhe shkatërroi shtëpitë

Në këtë shtet tërmeti me magnitudë 5.8 çau rrugët dhe shkatërroi shtëpitë

0
31

Një tërmet me magnitudë 5.8 tronditi Pakistanin lindor duke shkaktuar të paktën 4 të vdekur dhe plagosur 70 të tjerë bëjnë të ditur zyrtarët.

Epiqendra e tërmetit ishte afër qytetit Mirpur. Fotot që qarkullojnë nëpër rrjetet sociale tregojnë çarje të mëdha të rrugëve dhe shtëpi të shkatërruara.

Tërmeti ishte me thellësi 10 km thotë shefi i meteorologjisë në Pakistan, Muhammad Riaz për AFP

Ushtria e Pakistanit informoi se në vendngjarje kanë mbërritur ndihma mjekësore.

Pas tërmetit të së martës lëkundje janë ndjerë edhe në kryeqytetin e Pakistanit dhe të Indisë.

Edhe Shqipëria u trondit të shtunën e kaluar nga një tërmet me magnitudë 5.8 gradë të shkallës Richter dhe intensitet 7.5 ballë. Ai u pasua nga të paktën 400 pasgoditje me një intensitet më të ulët. Kryesisht në  Tiranë e Durrës pati qindra banesa të dëmtuara, dhjetra të lënduar dhe fatmirësisht nuk pati viktima.

Zjarr Tv Ad