Misteret dhe dyshimet për plagosjen e të ‘fortit’ të Fushë Krujës

0
113

Mbi 20 persona janë shoqëruar në Policinë e Fushë Krujës për atentatin ndaj 28-vjeçarit Marklen Haka, por deri më tani nuk ka asnjë të arrestuar nga uniformat blu.

Personat e përfshirë në atentat dyshohet se kanë pasur informatorin e tyre në fshatin Zezë, ku ndodhen edhe anëtarët e fisit Haka.

Policia nuk ka asnjë të ndaluar për atentatin e tipit mafioz në drejtim të Marklen Hakës, të ndodhur mbrëmjen e 21 Shtatorit në Nikël të Fushë-Krujës.

Pas ngjarjes u shoqëruar në komisariat mbi 20 persona, të cilët u lanë të lirë pas marrjes në pyetje.

Grupi hetimor dyshon se plagosja e Marklen Hakës ka si motiv hakmarrjen. Në të njëjtin atentat mbeti e vrarë aksidentalisht halla e 28-vjeçarit, që ishte për vizitë te banesa e tij.

Organizatorët e atentatit, dyshohen se kanë pasur informatorin e tyre për të hyrë në brendësi të fshatit Zezë.

Madje banorët kanë deklaruar në polici se, pak para se të ndodhte plagosja e 28-vjeçarit Haka pranë urës ishin parë disa lëvizje automjetesh e njerëz të panjohur.

Dyshimet janë që autorët e atentatit janë vrasës me pagesë.

Ata e njihnin mirë terrenin pasi, nuk janë larguar nga rrugë kryesore automobilistike që lidh Niklën me Krujën por, kanë zgjedhur rrugën dytësore të fshatit Zezë, duke humbur edhe gjurmët.

Në vendngjarje u sekuestruan mbi 100 gëzhoja të qëlluara nga katër armë të ndryshme automatike.

Haka ka qenë i arrestuar më herët për një vrasje të ndodhur në Qershor të viti 2011 në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, por që u lirua për mungesë provash.  /AbcNews

Zjarr Tv Ad