Wednesday, July 22, 2026
Ads for TheNakedTruth.tv
Ballina Aktualitet Vijon paniku nga tërmetet në Stamboll, regjistrohen 144 lëkundje brenda 24 orësh

Vijon paniku nga tërmetet në Stamboll, regjistrohen 144 lëkundje brenda 24 orësh

0
34
Zjarr Televizion Adccccc

Sipas të dhënave nga AFAD, 144 lëkundje u regjistruan pas tërmetit të pasdites së djeshme me magnitudë 5,8 ballë, me epiqendër në ujërat e Detit Marm.

Një numër i madh i lëkundjeve të pasme u regjistruan pas tërmetit me magnitudë 5,8 ballë që dje tronditi Stambollin, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave nga Drejtoria për Menaxhimin e Katastrofave dhe Emergjencave (AFAD), 144 lëkundje, më e forta me magnitudë 4,1 ballë, u regjistruan pas tërmetit të pasdites së djeshme me epiqendër në ujërat e Detit Marmara, pranë rrethit Silivri të Stambollit.

Tërmeti i djeshëm shkaktoi edhe rrënimin e një minareje në lagjen Avcılar, ndërsa ekipet intervenuese kanë pastruar rrënojat e saj.

Xhamia, në të cilën ekipet e sigurisë kanë vendosur kordon sigurie, është mbyllur përkohësisht për besimtarët.

Zjarr Tv Ad