Mjeshtri i arteve pamore, Avni Delvina, nëpërmjet punës së tij të radhës ka ironizuar përpjekjet qesharake të Rilindje për të shkarkuar presidentin Ilir Meta. Duke u frymëzuar nga deklarata e eksponentëve të PS e veçanërisht Taulant Ballës pas publikimit të raportit të Komisionit të Venecias, Delvina, grafikën e radhës e ka titulluar “Iluzionistët e Venecias”, ku shfaqen kreu i Kuvendit Gramo Ruç kreu i grupit parlamentar në rolin e iluzionistëve të Rilindjes, kurse Elisa Spiropali, në rolin e ndihmëses. Ata japin një shfaqje në sheshin San Marco të Venecias, ku njëri e ngre ndihmësen në ajër, ndërsa tjetri nxjerr lepurin nga kapela.
“Grafikë nga cikli “Iluzionistët e Venecias”
Për rilindasit nuk ka rëndësi realiteti, sepse ata jetojnë në një dimension tjetër. Në grafikë janë të prezantuar dy iluzionistë të rilindjes dhe një ndihmëse…Ata japin një shfaqje në sheshin San Marco të VENECIAS, ku njëri e ngre ndihmësen në ajër, ndërsa tjetri nxjerr leprin nga kapelja…Ata besojnë se Presidenti i Republikës mund të hiqet me plluma dhe lepuj”, shkruan artisti Avni delvina në diçiturën e veprës së tij të radhës.




