Aksidenti i radhës ka ndodhur në aksin rrugor Lushnjë-Rrogozhinë.
Një automjet tip Benz ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një kanal anësor.
Si pasojë e këtij aksidenti ka mbetur i plagosur rëndë drejtuesi i mjetit.
Ndërkohë Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.




