Tuesday, August 4, 2026
Ads for TheNakedTruth.tv
Ballina Aktualitet Edi Rama publikon një hartë ku shihet Kosova brenda kufijve të Serbisë

Edi Rama publikon një hartë ku shihet Kosova brenda kufijve të Serbisë

0
48
Zjarr Televizion Adccccc

Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, sapo ka publikuar një hartë në të cilën Republika e Kosovës figuron brenda territorit të Serbisë.

Duke iu uruar mirëmëngjesi ndjekësve të tij në Facebook me një fytyrë të zgërdhirë, Rama ka treguar hartën e “investimeve për sigurimin e furnizimit me 24 orë me ujë në zonat rurale të vendit nga veriu në jug” të Shqipërisë në kuadër të një videoje që e ka shpërndarë disa orë më parë.

Por, ajo që shqetëson, siç mund ta vini re, është se territori i Republikës së Kosovës është lënë brenda Serbisë.

Image
Zjarr Tv Ad