Paketa anti KÇK, Kryemadhi: Rama provokon ndërkohë që po ngrihet SPAK

0
24

Për kryetarin e LSI, Monika Kryemadhi ajo që sot u prezantua nga kryeministri Rama është lançimi i policisë politike. Në një dalje për mediat, Kryemadhi tha se kryeministri po provokon me KCK, ndërkohë që po ngrihet SPAK dhe BKH.

Kryemadhi: Krijimi i policisë politike që na lançoi sot kryeministri vazhdon dhe provokon. Provokon qytetarët, provokon sistemin e drejtësisë dhe partnerët ndërkombëtare. Sot që pritet të ngrihet SPAK ai na lançon KCK e tij.

Ajo që dua të them është se me veprimin e sotëm, që Rama kërcënoi deputetët se kush nuk voton do të përjashtohet nga grupi parlamentar  tregon orientimin që Rama po i jep Shqipërisë dhe shqiptarëve për ti çuar drejt një vendi diktatorial.

Shohim si një ligj i tillë vendose në mënyrë paralele për të shkatërruar provat  për BKH dhe SPAK, një strukturë e tillë vendet për  të penguar veprat korruoptive të Edi Ramës.

Zjarr Tv Ad