Largimi i Arta Markut, jep dorëheqjen shefja e kabinetit në Prokurorinë e Përgjithshme

0
47

Pak orë pas largimit të Prokurores së Përgjithshme të Përkohshme Arta Marku, largohet edhe një prej të besuarve të saj.

Alketa Zifla ka dhënë dorëheqjen nga detyra si shefe e kabinetit në Prokurorinë e Përgjithshme.

Alketa Zifla zëvendësoi Rovena Gashin, e cila u largua nga vettingu në Prokurorinë e Përgjithshme. Më herët Zifla ka qenë pjesë e Prokurorisë së Fierit dhe asaj të Tiranës. Ajo njihej edhe si krahu i djathtë i Markut pasi me marrjen e detyrës në Dhjetor të vitit 2017, Marku mori pranë vetes njerëzit e saj të besueshëm.

Zjarr Tv Ad