Tuesday, October 13, 2026
Ads for TheNakedTruth.tv
Ballina Aktualitet Shpërthen makina në Tiranë, në pronësi të bashkëshortes së avokatit Idajet Beqiri

Shpërthen makina në Tiranë, në pronësi të bashkëshortes së avokatit Idajet Beqiri

0
6

Një makinë tip Mercedes Benz GLE ka pësuar dëmtime të shumta pas një shpërthimi mëngjesin e të martës. Makina figuron në emër të bashkëshortes së avokatit Idajet Beqiri, Nexhi Beqiri.

Mjeti ka qenë i parkuar kur ka ndodhur shpërthimi.

“Rreth orës 09:15, në rrugën “Nikolla Lena”, para një pallati, ka shpërthyer një sasi lënde e dyshuar plasëse, e vendosur në automjetin e parkuar në pronësi të shtetases N. B. Si pasojë, janë shkaktuar vetëm dëme materiale”, tha policia.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të rastit, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve. 

Zjarr Tv Ad