Kryetari i PD-së Lulzim Basha reagon pas sulmeve dhe fyerjeve që kryeministri Edi Rama i bëri liderëve politikë në Kosovë. Përmes një postimi në Twitter, lideri i opozitës e quan sjelljen e kryeministrit si një akt të denjë vetëm për një peng të anti-shqiptarizmit si ai.
Sipas Bashës, Kosova është shtet i pavarur dhe Shqipëria ka detyrimin të promovojë dhe respektojë pavarësinë e saj.
Kosova është shtet i pavarur dhe Shqipëria ka detyrimin të promovojë dhe respektojë pavarësinë e Kosovës dhe institucionet e saj. Koha e vasalitetit të autokratit të korruptuar të Tiranës ndaj armiqve dhe kundërshtarëve të pavarësisë së Kosovës do të marrë fund shumë shpejt!”, shkruan Basha në reagimin e tij.






