Gjykata rrëzon Arbër Çekajn, refuzon kërkesën për pezullim të procesit

0
45

Gjykata kundër korrupsionit ka refuzuar kërkesën e Arbër Çekajt për pezullim  të procesit deri në ndryshim të prokurorit. Gjykata nuk e mori parasysh kërkesën e të akuzuarit për 613 kilogram kokainë,  duke vendosur vazhdimin e gjykimit. Të njëjtin vendim treshja gjykuese mori edhe për kërkesën e dyte të avokatëve që kërkuan shuarje të masës së sigurisë. 

Gjykata i ka thënë jo kërkesës së Arbër Çekajt për pezullimin e procesit derisa të shprehet KLP-së, për ndryshimin e prokurorit Edvin  Kondili. Avokatët  mbrojtës të  Çekajt, kërkuan gjithashtu edhe shuarje të masës së sigurisë.

Të dyja kërkesat u rrëzuan nga treshja e gjyqtarëve. Ndërkohë  që procesi u  zhvillua me debate mes  të pandehurit dhe prokurorit Edvin Kondili.

Çekaj e akuzoi përfaqësuesin e akuzës se kishte manipuluar provat dhe e kishte hapur qëllimisht kontenierin në magazinën e tij në  Shijak, ndërkohë që nuk kishte vepruar në të njëjtën mënyrë me një sasi tjetër droge e kapur në kontenieret me banane që i përkisnin një biznesmeni nga Vlora.

Çekaj tha se prokurori  e përdori çështjen e tij për të kaluar vettingut dhe  për të qenë pjesë e SPAK. Ai  kërkoi një tjetër prokuror për të vijuar hetimet,  madje duke  propozuar edhe të huaj.

Por deklaratave  të  bëra nga i pandehuri i është kundërpërgjigjur prokurori, i cili  tha  se nuk e trembnin kërcënimet indirekte dhe se i pandehuri te vijonte procesin ne mënyre të rregullt ligjore duke kërkuar të dalë i pafajshëm.

Në përfundim të pretendimeve trupa ka rrëzuar kërkesat e avokatëve  ndërsa ka vendosur datën 13 janar për mbrojtjen dhe vendimin për tre të akuzuarit.

Zjarr Tv Ad