Pas përfundimit të hetimeve nga Prokuroria për kryebashkiakun e Vorës Agim Kajmaku, çështja është dërguar në Gjykatën Penale të Tiranës. Ndaj tij janë ngritur tre akuza falsifikim formulari, dokumentash e kryer në bashkëpunim dhe tejkalim i ushtrimit të kompetencave përtej mandatit.
Prokuroria e Përgjithshme kreu verifikimet ku doli me konkluzionet se Agim Kajmaku ka fshehur arrestimin dhe më pas hetimin në Greqi me një emër tjetër, Jorgo Toto, duke bërë që ai të jetë në kushtet që e kap ligji i dekriminalizimit.




