Këlliçi: Shqipëria vendi i 2-të më i keq për punësimin e rinisë

0
11

Kreu i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka reaguar pas të dhënave të bëra publike nga Forumi Botëror i Ekonomisë. Me një postim në Facebook, Këlliçi shkruan se Rama bëri dhe një arritje tjetër, atë të renditjes së Shqipërisë si vendi i dytë më i keq në botë, për punësimin e rinisë.

Reagimi i plotë i Belind Këlliçit:

Arritja më e fundit e Edi Ramës: Shqipëria vendi i dytë më i keq në botë për punësimin e të rinjve! Raporti i World Economic Forum tregon qartë se Edi Rama nuk ka asnjë plan konkret për punësimin e të rinjve. Ai do që të gjithë të rinjtë të largohen nga Shqipëria. Ky raport nxjerr ne pah fasadën e kësaj qeverie të dështuar. Lënia në harresë e kësaj grupmoshe është dëmi më i madh që mund t’i ketë ndodhur Shqipërisë.

Zjarr Tv Ad