Një diplomat i huaj në Shqipëri ka vendosur të ngjitet në skenën e Teatrit Kombëtar dhe të recitojë poezitë e rilindësve. Poezitë e rilindësve të vërtetë në skenën që po mbijeton falë protestave, jo poezitë e qeveritarëve socialistë.Në shfaqjen poetiko-muzikore që do të mbahet të hënën në Teatrin Kombëtar, mësohet se do të interpretojë krahas artistëve të njohur të skenës shqiptare edhe Robert Wilton, Zv.ambasadori i OSBE-së në Shqipëri. Një fitore tjetër kjo e protestuesve që mbrojnë me kurajo godinën e Teatrit Kombëtar? Një mbështetës i ri dhe i fuqishëm i kësaj proteste?!
Nuk po komentojmë më tej. Lajmi është bërë publik nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, në Fb dhe në thuhet:
“Njëqind vjet Tirana kryeqytet, njëqind vjet parlamentarizëm shqiptar. Çfarë ka ndryshuar që atëhere e deri më sot? Ejani ta zbulojmë përgjigjen nga poetët tanë të mëdhenj.
Interpetojnë: Anila Bisha, Adriana Tolka, Juli Emiri, Romir Zalla, Robert Ëilton, Robert Budina.
Tek salla e Teatrit Kombëtar, të hënën, më 3 shkurt 2020.”




