Kreu i PD Lulzim Basha vijon takimet në kryeqytet ku kësaj radhe është ndalur në familjen e Entonit duke diskutuar për problemet dhe hallet e përditshme. Entoni ka krijuar familjen e re në Tiranë dhe tashmë ka filluar një punë si elektricist ndërsa bashkëshortja e tij është pa punë. Ai shpreh shqetësimin për vra sjet që po ndodhin teksa thotë se nevojitet ligj i fortë pasi si familjar ndihet i frikësuar. Ndërkohë Basha i thotë se nuk ka ardhur për fushatë apo për zgjedhje por vetëm për t’i dëgjuar për problemet e tyre si qytetarë.




