Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka reaguar në lidhje me tubimin e Presidentit Ilir Meta, që mbahet sot në orën 17:00.
Ashtu si kryeministri edhe Spiropali ironizon duke e quajtur tubimin e sotëm “BesëLikja”, që sipas saj është klithma e zullumit të së shkuarës që zien nga Reforma në Drejtësi
“BesëLikja nuk është as e re as pranverore! BesëLikja është klithma e zullumit të së shkuarës që zien nga Reforma në Drejtësi. Është frika nga Besa e lidhur me SHBA/BE për ta bërë vendin Shtet të së Drejtës. Është rruga qorre e atyre që s’e duan rrugën e Shqipërisë Evropiane!”, shkruan Spiropali në twitter.




