Agim Kajmaku në arrati/ “Turp nëse shëtit në Tiranë dhe nuk kapet”, zbardhet mesazhi i drejtorit të Policisë së Tiranës për komisariatet

0
128

Në një kohë kur ish-kryetari i Bashkisë së Vorës vijon të jetë në arrati, Agim Kajmaku, ‘BalkanWeb’ zbardh mesazhin e drejtorit të policisë së Tiranës, Rebani Jaupi, drejtuar komisariateve.

Gazetarja Klodiana Lala raporton për ‘BalkanWeb’ se Jaupi i ka kërkuar komisariateve që të merren masa për kapjen e Kajmakut.

“Te merren masa nga gjithë Komisariatet per kapjen e tij. Komisariati Vorë te japë lidhjet e tija ne qytetin e Tiranes. Eshte person publik dhe mund te merret informacionet nga strukturat ne varësi. Eshte e turpeshme nese vjen dhe shetit ne Tirane dhe nuk kapet.”, thuhet në mesazhin e Jubanit, shkruan “BalkanWeb”.

Kujtojmë se Prokuroria firmosi urdhër-arrestin për Kajmakun më 11 nëntor të vitit të kaluar por që atëhere Kajmaku nuk është dukur më.

Ai u denoncua fillimisht nga PD se kishte fshehur dënimin në Greqi për falsifikim parash. Greqia e shpalli të pafajshëm por ishte e vërtetë që në vitin 2003 ai ishte shpallur në kërkim për falsifikim të kartëmonedhave dhe nuk u kap pasi kishte ikur në Shqipëri.

Por në formularin e dekriminalizimin ai e fshehu këtë rast, duke cuar në shkarkimin e tij nga detyra e kryebashkiakut pak muaj pasi e kishte marrë këtë post. Kajmaku u shpall në kërkim pasi kur KQZ e shkarkoi, ndërkohë që ai vijoi të bëjë kryebashkiakun duke firmosur shkarkimin e dy nënkryetarëve të Bashkisë Vorë, Laureta Omerni dhe Hekuran Brahimajn duke zgjedhur Gent Picarin në këtë post (Picari u shkarkua më vonë).

Prokuroria e akuzon ish- kryebashkiakun për 3 vepra penale ”Falsifikim i vulave, stampave ose formularëve”. “Falsifikim i dokumentave” dhe ”Kryerja e funksionit pas dhënies fund të detyrës”.

Zjarr Tv Ad