Për rreth dy orë kreu i PD, Lulzim Basha ka zhvilluar një drekë pune me ambasadoren e SHBA në vendin tonë, Yuri Kim.
Në përfundim të takimit, dy zyrtarët ishin të rezervuar në detajet e bisedës.
“Pata një bisedë shumë të mirë me miken tonë dhe përfaqësuesen e aleatëtit strategjik SHBA”, tha kreu i PD Lulzim Basha.
Takimi vjen vetëm pak orë përpara tubimit të thirrur nga Presidenti Ilir Meta, kundër asaj që ai e quan “grusht shteti”. Në mbështetje të tubimit të Presidentit kanë dalë edhe të gjitha partitë opozitare.




