Kreu i PD, Lulzim Basha ka reaguar pas publikimit të Freedom House për demokracinë në Shqipëri.
Basha thotë se Shqipëria ka rënë poshtë në indeksin politik dhe të drejtave te njeriut.
“Shqiptarët sot jetojnë në një vend që ka probleme të mëdha me demokracinë dhe përfaqësimin e tyre, me korrupsion në nivelet më të larta, me censurë për mediat, me krimin që nuk ndëshkohet”, shkruan Basha në twitter.
Demokracia në Shqipëri vlerësohet e brishtë dhe pjesërisht e lirë edhe për vitin 2020. Në raportin e fundit të organizatës amerikane “Freedom House”, Shqipëria ka humbur pikë në cilësinë e qeverisjes demokratike, duke u çmuar me 67 nga 68 pikë të marra vitin e kaluar.




