OFL i dërgon kërkesë për vetëdeklarim pasurie 3 personave

0
135

OFL i dërgon kërkesë për vetëdeklarim pasurie 3 shtetasve, Eduart Nazari, Gentian Çako, Mond Bega.

Sipas policisë, shtetasi Eduart Nazari është dënuar për veprën penale trafikim i lëndeve narkotike, kryer në bashkëpunim.

Eduart Nazari është kapur me heroinë në vitin 2013, ne datë 23.09 në Pikën e Kalimit të Kontrollit Kufitar Kakavijë.

Në makinën e Nazarit u gjet 3.5 kg drogë e dyshuar të llojit heroinë.

Ai e kishte blerë lëndën narkotike në Berat dhe do ta trafikonte në Athinë.

Shtetasi Mond Bega është dënuar me 20 vite burg në shtetin italian.

Edmond Bego, e kishte ndërruar emrin në pasaportë në Mond Bega dhe me këtë emër kishte kaluar nga Shqipëria në Korfuz.

Bego është një person me lidhje të forta me një nga kokat e krimit në vitin 1997, Aldo Bare.

Bego është dënuar në Itali me 27 vite burg i është njohur dënimi edhe nga gjykata e Lartë në Shqipëri e cila e ka konvertuar atë në 4 vite heqje lirie.

Biznesmeni është hetuar të paktën dy herë të tjera nga organi i akuzës – në vitin 2010 dhe 2013-të, për akuzat e ‘pastrimit të produkteve të veprës penale’ dhe sipas parashikimeve të ligjit ‘Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar dhe trafikimit përmes masave parandaluese kundër pasurisë.’

Ndërsa shtetasi Gentian Çako, banues në Berat, është dënuar me nga gjykata e Milanos me 16 vjet e 10 muaj burg për trafik droge.

Cako ishte në kërkim qysh prej vitit 2007 dhe u ndalua në prill të vitit 2013.

Zjarr Tv Ad