Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka larguar nga sistemi dy gjyqtarë të tjerë të cilët patën probleme me pasurinë. Kryetari i Gjykatës së Vlorës Skëndër Haluci dhe ish kryetari i trupës gjyqësorë të çështjes ndaj Saimir Tahirit, Ardit Mustafaj janë shkarkuar nga detyra. Me keto vendime shkon ne 88 numri i magjistratëve të larguar nga sistemi si pasojë e vettingut.
Komisioni i Pavarur Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra gjyqtarin e Gjykatës së Posaçme Antikorrupsion Ardit Musatafaj, i njohur si kryetari i treshes gjykuese ndaj ish Ministrit të Brendshëm Samir Tahiri dhe shumë çështjeve të tjera të gjykuara nga Gjykata e Krimeve të Rënda
Po këtë fat pati edhe kryetari i gjykatës së Vlorës Skënder Haluci.
Haluci ka qëndruar për 7 vjet ne krye te gjykatës së qytetit bregdetar. Gjatë procesit të vettingut ai kërkoi largimin e trupit gjykues por kjo kërkesë nuk u pranua. Me këto dy vendime ka shkuar në 88 numri i gjyqtarëve dhe prokurorëve të larguar nga sistemi nga shkalla e parë e vettingut e cila ka konfirmuar 101 gjyqtarë dhe prokurorë ka ndërprerë procesin e vettingut për 26 subjekte, për 8 magjistratë ka vendosur pushim të procesit 16 ka përfunduar procesin pa një vendim përfundimtar ndërsa vetëm 1 ka vendosur pezullim nga detyra.
Vettingu ka dy vjet që ka nisur ndërsa në filter pritet të kalojnë rreth 800 gjyqtarë dhe prokurorë. Ndërkohë në KPA komisioneri Publik ka kërkuar shkarkimin nga detyra të anëtarit të KLP-së Arben Dollapi vendim i cili pritet të jepet në 12 mars.




