Ahmetaj: Gati për ndërtimin e 3,400 banesave individuale, 4,000 familje festojnë 2021 në shtëpitë e reja

0
62

Ministri i Rindërtimt Arben Ahmetaj ka dalë ditën e sotme në konferencë për mediat ku ka folur për procesin e rindërtimit pas tërmetit të 26 nëntorit.

Ahmetaj bëri të ditur se sot është kaluar fondi prej 8,7 mld lekë për ndërtimin e banesave individuale dhe se javën tjetër shpallet gara për ndërtimin e banesavce

Arben Ahmetaj: ‘’Sot kaluam fondin prej 8.7 mld lekë për ndërtimin e banesave individuale. 6,5 mld lekë janë akorduar për Fondin Shqiptar të Zhvillimit e cila do ndërtojë 2100 banesa dhe 2,2 mld lekë për Bashkinë e Tiranës e cila do ndërtojë 889 banesa. Banesat individuale do jenë të tipologjisë 1+1, 2+1 dhe 3+1. Bëj me dije për të gjithë te interesuarit, që nga sipermarrjet, nga dhomat e tregtisë, se javën që vjen shpallet gara nderkombetare nga Bashkia e Tiranës dhe Fondi Shqiptar i Zhvillimit për ndërtimin e 3400 banesaveindividuale.’’

Minstri u shpreh se brenda këtij viti do hapen kantieret e ndërtimit në zonat e prekura nga tërmeti dhe se 4000 familje do e festojnë vitin e ri 2021 në shtëpitë e tyre të reja.

Arben Ahmetaj: ‘’Do të bejmë njoftime publike në baze te ligjit por dhe njoftime ne Financial Times për kompanite nderkombetare qe duan të marrin pjesë në rindërtimin e banesave. Vleresimi i thelluar po vazhdon sipas parashikimit. Instituti i Ndërtimit përfundon procesin më 31 mars dhe Bashkia e Tiranës me 23 prill. Rindërtimi do të kryhet me standardin më të lartë, banesat do të jenë rezistente ndaj tërmeteve mbi 9 ballë, dhe do të ketë nje teknologji qe kursen energji deri ne 30%.’’

‘’Ne jemi angazhuar sikurse dhe kryeministri e ka deklaruar se rreth 4000 familje me 31 dhjetor 2020-2021 so ta festojnë vitin e ri në shtepitë e tyre te reja sipas modeleve qe kemi prezantuar. Dua te ndaj me qytetaret qe megjithese eshte nje program unik, jemi te bindur qe po bejme gjene e duhur per qytetaret shqiptarë. Rindërtimi ka hyrë në një fazë të re, hapat konkretë, dhe brenda këtij viti do hapen kantieret e ndërtimit në Durrës, Tiranë, Thumanë, Lezhë dhe në çdo vend që është prekur nga tërmeti.’’

Zjarr Tv Ad