Mësimi pezullohet 2 javë, flitet për klasa virtuale në whats app dhe videomesazhe

0
137

Shkollat do të qëndrojnë të mbyllura deri më 23 mars dhe ministria e Arsimit deklaroi se do të përgatiten klasa virtual në rrjetet sociale.

Shqetësimi është humbja e orëve të mësimit për dy javë që i bashkangjiten dhe ato të humbura për shkak të tërmetit kam frikë se nuk do të arrijmë të zëvendësojmë të gjithë orët e humbura brenda këtij viti shkollor. Prandaj po bëjmë një plan për të gjithë drejtorët e shkollave që do të orientojnë mësuesit të rrinë në kontakt me prindërit dhe të japin instruksione nxënësve të mësojnë nga shtëpia” u shpreh ministrja e Arsimit, Besa Shahini 

Komunikimi  në whats app

“Të gjithë prindërit e kemi në grupe Whats app ku mund të komunikojnë rregullisht që të orientojnë fëmijët të punojnë nga shtëpia. Leksionet virtual do të ndahen cdo ditë me drejtorët e shkollave dhe këta mësuesve, këta prindërve dhe më pas tek fëmijët” u shpreh ministrja. 

Zjarr Tv Ad