Ashtu edhe siç ishte paralajmëruar nga Ministria e Shëndetësisë, spitali infektiv tashmë do të jetë në dispozicion të të infektuarve me covid-19. Ky repart është zonë në karantinë dhe hyrja në të është e autorizuar. Në spitalin infektiv ndodhen edhe dy pacientët, babë e bir, të cilët janë dy personat e parë të prekur me koronavirus.




