Saturday, August 22, 2026
Ads for TheNakedTruth.tv
Ballina Aktualitet Nga 15 kushtet për BE tek Këshilli Politik për Reformën, zbardhet takimi...

Nga 15 kushtet për BE tek Këshilli Politik për Reformën, zbardhet takimi i Kryemadhit me ambasadorin britanik

0
101

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi zhvilloi sot një takim shumë të hapur dhe konstrukitv me Ambasadorin e Britanisë së Madhe, Duncan Norman.

Kryemadhi diskutoi me Ambasadorin Norman lidhur me sfidën e madhe të përmbushjes së 15 kushteve të Integrimit Evropian dhe vullnetin e pandryshuar të LSI-së për të kontribuar për ato që janë përgjegjësitë e opozitës në listën e kushteve të BE për hapjen e negociatave.

Ndër të tjera Kryemadhi nënvizoi rolin e veçantë dhe mjaft pozitiv të Ambasadorit Duncan në formësimin e Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore, si një model për t’i dhënë përgjigje çështjeve që kanë rëndësi për vendin dhe veçanërisht zgjedhjeve, që janë themel i demokracisë.

Zjarr Tv Ad