Sunday, April 19, 2026
Ballina Aktualitet Studentët shqiptarë të parët në Turqi, 10 ekselentë nga vendi jonë në...

Studentët shqiptarë të parët në Turqi, 10 ekselentë nga vendi jonë në Universitetin Teknik të Stambollit

0
37

Sot është shpallur lista e të diplomuarve për bachelor të vitit akademik 2019-2020 për Universitetin Teknik të Stambollit. Për këtë vit akademik, në Universitetin Teknik tte Stambollit  4 studentë dolën të parët.

Studentët bachelor të vitit akademik 2019-2020 të Universitetit Teknik të Stambollit që e mbyllën këtë vit me mesataren 3.99 janë Emiljo Mehillaj në degën Inxhinieri Elektronike dhe Informacioni, Bianka Pajo në degën Inxhinieri Ndërtimi, Sigela Muharremi dhe Alueda Kuka  në degën e Ekonomisë. Studentët e që u shpallën të dytët janë Arlind Billa në degën e Inxhinieri Elektronike dhe Informacioni dhe Xhoela Bame në degën Biologji Molekulare dhe Gjenetikë me mesatare 3,96. I treti i universitetit me mesatare 3,94 është Alket Çiku për Inxhinieri Ndërtimi.Ka rënë shumë në sy që 8 studentët që kanë dalë të parët të jenë nga Shqipëria. Në vitin e kaluar akademik studentja që doli e para ishte Ida Gjergji me mesatare 4.0 (10.00 me sistemin shqiptar) e cila gjithashtu ishte shqiptare. Në të njëjtën kohë studentët e parë, të dytë dhe të tretë të degës së Inxhinierisë Elektronike dhe Informacioni janë në 10-shen e parë.

Zjarr Tv Ad