U kap me 53 kg kanabis çokollatë në Muriqan:/ Lihet në burg italiani që e fshehu drogën në bombula gazi

0
56

Gjykata ka vendosur “burg pa afat” për italianin Cristiano Trapani, i cili u kap më 31 gusht 2020 në Muriqan, me 53 kg kanabis në formë çokollate.

60-vjeçari e kishte fshehur drogën në bombula gazi dhe po tentonte të kalonte kufirin. Ai gjatë kohës që u arrestua po udhëtonte me një mjet tip ‘Fiat’, dhe kishte përshtatur disa bombula gazi në mënyrë që të fshihte drogën aty.

Personi në fjalë është shprehur në polici se nuk kishte dijeni për drogën dhe se kishte ardhur në Shqipëri për të blerë bombolat e oksigjenit pasi ishin më lirë.

Ndërkohë policia ka arrestuar sot dhe një 36-vjeçar me iniciale E.L., pasi disa ditë më parë i kishte shitur 53 kg drogë një shtetasi italian, në formë çokollate. Sipas Policisë, është kapur dhe ndaluar shtetasi me inicialet E. L., 36 vjeç, banues në Lagjen Nr.2, Kavajë.

Nga tërësia e veprimeve hetimore  rezultoi se ky shtetas i kishte shitur lëndën narkotike shtetasit italian C. T., disa ditë më parë, që tentoi ta trafikonte në drejtim të Italisë, i cili u arrestua nga Policia Kufitare e Muriqanit, Shkodër.

Zjarr Tv Ad