Dekani zbulon cila është dega që rrezikon të mbyllet në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja…

0
39

Disa degë në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja rrezikojnë që të mbyllen.

Dekani i Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, Artur Sula ku deklaroi se dega e Gjuhës Ruse rrezikon të mbyllet, pasi deri në këto momente ka 0 studentë të regjistruar.

Sula ka shprehur keqardhjen, pasi sipas tij në këtë gjuhë është ivestuar në dekada dhe se studimi në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, është shumë dimensional, pasi nuk studion vetëm një gjuhë, por ka edhe një tjetër shoqëruese.

Më tej, Sula tha se studentët kanë interes më të madh për Gjuhën Angleze, si dhe për Gjuhën Gjermane.

Me vijimin e raundit të dytë, kemi një ecuri të mirë në të gjitha degët, problem paraqitet në gjuhën Ruse, pasi ka 0 të regjistruar. Shpreh keqardhjen time, sepse është një gjuhë mjaft e rëndësishme dhe është një gjuhë për të cilën, është investuar në dekada. Dua të sqaroj prindërit, aplikantët maturantë këtu në Fakultetin e Gjuhëve të Huaj, nuk studiohet vetëm një gjuhë e huaj, por kemi një formim shumë dimensional dhe ka një impakt shumë pozitiv, kur mbaroni studimet në vendin e punës. Ju mund të vini për rusisht dhe keni gjuhë të huaj anglishten, apo një gjuhë tjetër. Ne kemi një formim të gjithëanshëm në Bachelor.

Që mos të mbyllet një degë, duhet minimumi të ketë 10 studentë në kurs. Për momentin pedagogët e Gjuhës Ruse, vazhdojnë me studentët që kanë qenë. Sipas ligjit, kur një degë ka 0 studentë të regjistruar, ajo shkon drejt mbylljes. Kemi një ecuri shumë të mirë për degën e Gjuhës Angleze. Kemi ecuri të mirë për Gjuhën Gjermane dhe për Gjuhën Italiane, kemi një rënie për Gjuhën Franceze. Po ashtu edhe për degën e Gjuhës Turke ka interes. Raundi i tretë, mund të bëjë të mundur që numrat të ndryshojnë, tha Sula.

Zjarr Tv Ad