Monday, September 21, 2026
Ads for TheNakedTruth.tv
Ballina Aktualitet Paratë për koncertin e Kanye West/ Gjykata Kushtetuese rrëzon padinë e Adriatik...

Paratë për koncertin e Kanye West/ Gjykata Kushtetuese rrëzon padinë e Adriatik Lapajt

0
8

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar padinë e partisë “Shqipëria Bëhet” që kërkoi shfuqizimin dhe pezullimin e efekteve të aktit normativ për dhënien e një fondi prej 3.6 milionë Eurosh për koncertin e këngëtarin Kanye West.

Padia është rrëzuar që në seancën paraprake, ku gjyqtarët kanë vendosur të mos e kalojnë çështjen në seancë plenare.

Adriatik Lapaj, në emër të “Shqipëria Bëhet” iu drejtua trupës kushtetuese në 10 Korrik, ku kërkonte pezullimin e Aktit Normativ, shfuqizimin e tij dhe shfuqizimin e ligjit kur akti normativ të merrte dritën jeshile nga Kuvendi.

Sipas Lapajt, akti normativ ishte në kundërshtim me kushtetutën, me nenin 101 të saj, pasi nuk plotëson dy kushtet themelore, nevojën dhe urgjencën për të përdorur paratë nga fondi i emergjencës.

Zjarr Tv Ad