Gjendja në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës

0
39

Aktualisht në Kosovë janë mbi 9 mijë e 400 raste aktivë me Covid-19.Qendra Klinike Universitare e Kosovës është e mbushur plot me pacientë dhe në këto momente një spital i veçantë për këta pacientë është i domosdoshëm.Për të gjetur një zgjidhje për këtë, më 20 shtator, ministri i Shëndetësisë në Qeverinë e Kosovës, Armend Zemaj, tha se ‘Spitali COVID-19’ me 500 shtretër, do të jetë gati shumë shpejt.“Po përgatitemi për çdo skenar. Ministria e Shëndetësisë ditëve në vijim do ta bëjë gati ‘Spitalin për COVID-19’, me 500 shtretër në Prishtinë”–  kishte shkruar ministri Zemaj në një postim në Facebook.Mirëpo, ku spital për të cilin është folur nuk është ende gati.Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, përballjen me COVID-19 e ka cilësuar si ‘një situatë të luftës’, pas vizitës që bëri të enjten në Klinikën Infektive, bashkë me minisitrin Zemaj.Hoti ka kërkuar që të rritet efikasiteti në ofrimin e shërbimeve në QKUK dhe në spitalet rajonale, me qëllim të menaxhimit sa më të mirë të valës së dytë të pandemisë.“Jemi duke bërë përpjekje maksimale bashkë me stafin mjekësor që të përmirësojmë furnizimin me oksigjen, të adaptojmë klinikat me shtretër shtesë, të angazhojmë krejt stafin, mjekë nëpër fusha të ndryshme, që të bëjnë punën ekipore për t’u dalë në ndihmë pacientëve”– tha kryeministri Hoti

Zjarr Tv Ad