Me paralajmërime për kohë të vështira, presidentja e komisionit të BE-së po i përgatit shpirtërisht evropianët për kufizime që mund të zgjasin. Krishtlindjet sivjet do të jenë ndryshe dhe vaksina mund të dalë në prill 2021.
“Gjendja prej pandemisë është shumë serioze”, tha Ursula von der Leyen me vështrim drejt kamerës. Konferenca virtuale e shtypit u zhvillua në Bruksel, qyteti, që aktualisht ka kuotën më të lartë të infesioneve në mbarë Evropën. Në valën e dytë të pandemisë, që e ka “mbërthyer ” Evropën, ka dy armiq, ndaj të cilëve duhet lene pas: vetë vir usi dhe lodhja në rritje e evropianëve, që duhet të përballojnë masat kufizuese . Von der Leyen u bëri thirrje evropianëve, që të mos dorëzohen në “lojen” e tyre kundër pndemisë. “Do të zgjasë deri në prill 2021” derisa të mund të fillojnë aksionet e mirëfillta të vaksinimit, tha presidentja e Komisionit të BE-së, e cila vet është mjeke me profesion.



