Zgjidhen me short anëtarët e rinj të Këshillit të Emërimeve të Drejtësi, KED që do të funksionojë përgjatë vitit 2021. Shorti u hodh të premten në orën 11:00 në institucionin e Presidentit të Republikës.
Shorti u hodh mes 89 gjyqtarëve dhe prokurorëve, të cilët plotësonin kriteret për t’u zgjedhur. Gjykata Kushtetuese do të përfaqësohet në KED nga Marsida Xhaferllari dhe Elsa Toska, ndërsa gjyqtarja Fiona Papajorgji u zgjodh anëtare zëvendësuese.
Prej kandidatëve nga Gjykata e Lartë, shorti zgjodhi gjyqtarin Ervin Pupe, ndërsa Ilir Panda u zgjodh anëtar zëvendësues. Gjyqtari Pupe do të jetë gjithashtu drejtuesi i ri i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.
Prokurorët Adnan Xholi dhe Kujtim Luli si anëtar zëvendësues do të përfaqësojnë Prokurorinë e Përgjithshme në KED. Prej gjykatave të Apelit u zgjodh si anëtar Astrit Kalaja, anëtare e dytë Elona Toro dhe zëvendësuese Zegjine Sollaku.



