Wednesday, August 26, 2026
Ads for TheNakedTruth.tv
Ballina Aktualitet Ja ku do të jetë drejtues politik Gazmend Bardhi në zgjedhjet e...

Ja ku do të jetë drejtues politik Gazmend Bardhi në zgjedhjet e 25 Prillit…

0
462

Gazmend Bardhi, në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, do të udhëheqë listën e PD-së, në qarkun e Elbasanit.

Pak më pare, është konfirmuar dhe lajmi që ka qarkulluar prej kohësh se; Edi Paloka, do të jetë drejtuesi politik i PD-së në qarkun e Durrësit, qark ky që në zgjedhjet e fundit, ka treguar se është edhe një nga më deçizivët, sa i takon ngushtësisë së rezultatit mes palëve.

Kryedemokrati Basha, qarkun e Durrësit ia ka besuar Palokës, i cili mban njëherësh dhe postin e Nënkryetarit në Partinë Demokratike. Kujtojmë që; Rama ka vënë si drejtues politik për qarkun e Durrësit, Olsian Çelën e OSHEE-së.

Partia  Demokratike, ka zgjedhur drejtuesit politik për tre qarqe, përfshirë edhe atë të Durrësit. Në Fier, u përzgjodh Enkelejd Alibeaj, ndërkohë që në Shkodër demokratëve, do t’u prijë Helidon Bushati. Mbetet për t’u parë zgjedhjet e demokratëve dhe për 9 qarqe të tjera në vend.

Zjarr Tv Ad