Sekretari i Përgjithshëm i PS Taulant Balla, shprehet se konferenca e parë ndërqeveritare e Shqipërisë me Bashkimin Europian për hapjen e negociatave të vendit tonë, do të ndodhë pas zgjedhjeve të 25 prillit.
Në një deklaratë për gazetarët nga Elbasani, Balla tha se Partia Socialiste do të respektojë vullnetin e popullit në 25 prill, këtë e kërkoi dhe nga PD-ja, por duke theksuar se socialistët do të fitojnë.
“PS do ti fitojë zgjedhjet dhe do të respektojë çdo vullnet të popullit shqiptar. Thirrja ime është për PD dhe përfaqësuesin qesharak të PD në Elbasan: Të heq dorë nga fyerja iu bën banorëve të Elbasanit”, tha Balla.
Më tej, nurmi dy i PS foli dhe për databazën e të dhëna të publikuar në media pak ditë më parë, duke theksuar se ajo nuk ka asnjë lidhje me të dhënat e PS. “Partia Socialiste ka të dhënat e saj. Të dhënat e serviruar me pagesë nga një media afër PD nuk korespondojnë aspak me të dhënat që disponon PS. Të dhënat nuk kanë të bëjnë me të dhënat që ne kemi. Janë të sajuara”, tha socialisti.




