Kompania “Smith Research & Consulting”, ka realizuar një sondazh për zgjedhjet në Shqipëri, rezultatet e të cilit u publikuan në Klan Kosova. Në këtë sondazh, ku është përdorur metodologjia e studimit sasior, ku janë pyetur 1 mijë persona nga data 27 Mars e deri më 9 Prill.
Sipas këtij sondazhi, del se qytetarët janë shumë të interesuar që të votojnë në Zgjedhjet Parlamentare të 25 Prillit. Ky sondazh, nxjerr se Partia Demokratike e Shqipërisë, në krye me Lulzim Bashën, do të dalë fituese e Zgjedhjeve Parlamentare të 25 Prillit.
Në pyetjen: “Nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot, për cilën parti do të votonit?
44.7% e pjesëmarrësve kanë zgjedhur Partinë Demokratike të Shqipërisë – Aleanca për Ndryshim në krye me Lulzim Bashën. 42.5% kanë zgjedhur Partinë Socialiste në krye me Edi Ramën dhe 11.3% janë përcaktuar për Monika Kryemadhin me Lëvizjen Socialiste për Integrim.
Po ashtu në pyetjen se cili kandidat mund ta integrojë Shqipërinë në Bashkimin Europian, 57.2 për qind e të anketuarve kanë thënë se Lulzim Basha mund ta bëjë këtë; ndërsa 42.8 për qind prej tyre kanë përzgjedhur Edi Ramën.





