Monday, August 10, 2026
Ads for TheNakedTruth.tv
Ballina Aktualitet Jorida Tabaku zbulon se çfarë do të ndodhë me 11 dhe 18...

Jorida Tabaku zbulon se çfarë do të ndodhë me 11 dhe 18 dhjetor: Kemi një sfidë para nesh

0
272
Zjarr Televizion Adccccc

Nënkryetarja e PD, Jorida Tabaku pranon se situate në PD është e vështirë, për shkak të “luftës” që po zhvillon Sali Berisha për të marrë drejtimin e selisë blu.

Gjithsesi, për Tabakun, luftën PD e ka me Edi Ramën dhe jo me Sali Berishën. Ajo deklaroi në emisionin “Zona Zero” në Top Neës se Kuvendi i datës 18 dhjetor, i thirrur nga Basha, do të ketë një pjesëmarrje masive.

Ndryshe nga Kuvendi i thirrur nga Berisha që do të mbahet në stadiumin “Air Albania”, Basha ka zgjedhur Pallatin e Kongreseve.

“Kemi një sfidë përpara nesh. Është një situatë e vështirë. Ishim në pozitë të vështirë që prej 26 prillit për shkak të vjedhjes së zgjedhjeve. Sot ndodhemi në një vështirësi të brendshme. A ardhmja e PD është tek të rinjtë. Ndërthurja e brezave në politikë është gjëja më e mirë. Dy javët në vijim, do të sqarohen dhe kalojnë vështirësitë që po kalon PD. PD do të jetë më e fortë. Luftën e kemi me Edi Ramën.

Më 11 dhjetor do të ndodhë një aktivitet i Sali Berishës me mbështetës të tij. Më 18 është Kuvendi Kombëtar i PD. Ai që ka forcën dhe legjitimitetin për të marrë vendime. Ka një konfirmim për pjesëmarrjen shumë të madh. Do jetë një Kuvend shumë i rëndësishëm i PD, do përcaktohet strategjia për të ardhmen e PD-së Kuvendi i datës 18 do të mbahet në pallatin e Kongreseve”, tha Tabaku.

Zjarr Tv Ad