Haradinaj: Vendimi për sanksionimin e krerëve të krimit, lajm i shkëlqyeshëm për Kosovën

0
16

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas vendimit të SHBA-së për të vendosur sanksione ndaj krerëve të krimit të organizuar në veri të Kosovës. Përmes një postimi në rrjetet sociale ai ka shkruar se ky vendim i marrë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës vështë një lajm i shkëlqyer për Kosovën.

Ky vendim sipas Haradinajt do të ndihmojë në misionin e përbashkët për të goditur krimin në Kosovë dhe Ballkanin Perëndimor.

“Vendimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për sanksionimin e krerëve të krimit të organizuar në Kosovë, është lajm i shkëlqyeshëm për Kosovën. SHBA dhe Kosova janë të përkushtuar për sundimin e ligjit dhe kjo është një përpjekje e përbashkët për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar. Vendimi do të ndihmojë misionin tonë të përbashkët për të goditur krimin transnacional në Kosovë dhe Ballkanin Perëndimor”, shkruan ai.

Zjarr Tv Ad