Sunday, August 9, 2026
Ads for TheNakedTruth.tv
Ballina Aktualitet Qytetarët ndezin qirinj në nder të Klodian Rashës para Ministrisë së Brendshme

Qytetarët ndezin qirinj në nder të Klodian Rashës para Ministrisë së Brendshme

0
45
Zjarr Televizion Adccccc

Qytetarë të shumtë kanë përkujtuar dje të riun Klodian Rasha i cili u qëllua një vit më parë pranë shtëpisë së tij nga efektivi i policisë Nevaldo Hajdaraj. Ata kanë zhvilluar homazhe në nder të tij pranë Ministrisë së Brendshme, duke ndezur qirinj, si dhe duke vendosur pankarta ku shfaqet portreti i tij.

Kujtojmë se Klodian Rasha u qëllua mëngjesin e 8 Dhjetorit 2020 nga efektivi i policisë, Nevaldo Hajdaraj, me pretendimin se shkeli orën policore të vendosur nga Komiteti Teknik. Pas vra*sjes së tij, qytetarë të shumtë u ngritën në protestë, ku pati edhe përplasje mes tyre e forcave e policore, të cilat përdorën edhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmat e protestuesve.

Zjarr Tv Ad